La Guaira, kryeqyteti i shtetit me të njëjtin emër në Venezuelën veriore, u godit më rëndë nga tërmetet që goditën të mërkurën, tha për CNN presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez .
Kujtojmë se tërmeti i parë ishte me magnitudë 7.2 ballë sipas shkallës Rihter, ndërsa i dyti, më i fortë, ishte me magnitudë 7.5 ballë sipas shkallës Rihter. Epiqendra ishte pranë kryeqytetit, Karakas.
Rodriguez shtoi se deri në 15 ndërtesa u shembën për shkak të tërmetit. La Guaira është shtëpia e njërit prej porteve më të mëdha detare të vendit dhe Aeroportit Ndërkombëtar Simón Bolívar, i cili i shërben kryeqytetit, Karakasit.
Pamjet nga aeroporti tregojnë pasagjerë të tmerruar që vrapojnë nëpër rrënoja dhe pluhur. Aeroporti është aktualisht i mbyllur, raporton
CNN .

