By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj
December 19, 2025
Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi
December 19, 2025
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ambasada e SHBA-së: Ushtrimi i përbashkët është përkushtim për sigurinë
December 19, 2025
Filharmonia e Kosovës nesër me Gala Koncert për Vitin e Ri 2026
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë
Lajme

PDK dorëzon në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/30 at 1:11 PM
Kosova Times Published December 30, 2022
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetueshmërisë Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku në një konferencë për media, pas dorëzimit të lëndës në Gjykatën Kushtetuese, tha se ka bazë të mirëfilltë që kjo gjykatë ta shfuqizojë këtë ligj, që synon nënshtrimin e administratës publike.

“Sot me kërkesën e GP të PDK, bashkë me kolegun tim nga Kabineti për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda kemi paraqitur në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e kushtetueshmërisë të Ligjit për Zyrtarët Publikë. Ne mendojmë që kjo është një shkelje e radhës e Kushtetutës, duke shkelur dinjitetin e nëpunësve civilë, njerëzve, qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë, Përparim Gruda u shpreh se Ligji për Zyrtarët Publikë adreson një varg shkeljesh të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

“Ky ligj qon në një politizim të skajshëm të administratës publike. Po ashtu, ky ligj shkel detyrimet, të cilat Kosova i ka marrë ndaj Bashkimit Europian si rezultat i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, një marrëveshje e cila është mbi të gjitha e Kosovës dhe që ka statusin e tillë, sepse ia përcakton Kushtetuta. Në këtë kuptim, kjo është shkelje e Kushtëtutës”, tha ai.

PDK e konsideron i konsideron të pakuptimta veprimet e Qeverisë, e cila ka aplikuar për anëtarësim në BE, ndërkohë që nuk i ka marrë parasysh asnjë nga kërkesat që i ka dërguar Zyra e BE-së në lidhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

“Në këto kushte kur Zyra e BE-së e ka kundërshtuar ashpër këtë ligj, sepse thotë që është shkelje e standardeve, e parimeve të administratës publike për vendet kandidate për BE. Është e papranueshme dhe e pakuptimtë që në njërën anë Qeveria të aplikojë për anëtarësim në BE, ndërsa në anën tjetër të mos marrë parasysh asnjë nga kërkesat që i ka dërguar Zyra e BE-së”, theksoi Gruda. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi

Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore

Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës

Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave

Ministria e Drejtësisë: Nuk është arrestuar avokatja Nexhmije Karaqi

Kosova Times December 30, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Malisheva dhe Prishtina ndajnë pikët

Kosova Times Kosova Times May 14, 2023
Kryetari i parlamentit të Gjeorgjisë nënshkruan ligjin kundër komunitetit LGBTQ+
Përpjekja e ndërlikuar e Ukrainës për anëtarësim në NATO
Tragjedia në RMV, Osmani: Humbja e shumë jetëve të reja është një tragjedi
Biseda telefonike e rrjedhur: Biznesmenët rusë kritikojnë Putinin dhe pushtimin e Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?