Wednesday, July 15, 2026
HomeEkonomiATK apelon për regjistrimin me kohë të punëtorëve

ATK apelon për regjistrimin me kohë të punëtorëve

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar punëdhënësit se regjistrimi i punëtorëve është jo vetëm obligim ligjor, por edhe një element thelbësor për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Përmes një njoftimi, ATK ka bërë thirrje që çdo punëtor i ri të regjistrohet në kohë, ndërsa të dhënat e punëtorëve ekzistues të përditësohen rregullisht, në përputhje me kërkesat ligjore.

Sipas ATK-së, mbajtja e evidencave të sakta ndihmon në shmangien e parregullsive administrative, rrit transparencën dhe siguron përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi.

Institucioni thekson se respektimi i këtyre detyrimeve kontribuon në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, si dhe në funksionimin e rregullt të sistemit tatimor dhe të marrëdhënieve të punës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram