By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mjekes ne spitalin e Gazes i vijne trupat e nëntë fëmijëve te saj te vrarë në një sulm izraelit.
May 24, 2025
Fjalimi i fundit i Modric në Bernabeu. “Për të përfunduar, do të them një frazë që më pëlqen shumë”
May 24, 2025
Nagavci: Pas 9 vitesh pritje akreditohet programi Master në Energjetikë
May 24, 2025
“Nëse Ukraina bie, Ballkani dhe Polonia janë të radhës”: Ish-zëvendspresidenti amerikan sulmoi ashpër Trumpin, pretendon se këto janë qëllimet e Putinit
May 24, 2025
Tovërlani publikon listën për dy miqësoret
May 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Raportohet se shefi i CIA-s ka zhvilluar bisedime sekrete me Zelenskyn në Kiev
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Raportohet se shefi i CIA-s ka zhvilluar bisedime sekrete me Zelenskyn në Kiev
Ballina 2Rajon / Botë

Raportohet se shefi i CIA-s ka zhvilluar bisedime sekrete me Zelenskyn në Kiev

Kosova Times
Last updated: 2023/01/20 at 2:10 PM
Kosova Times Published January 20, 2023
Share
SHARE

Mediat amerikane janë duke raportuar se drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) William Burns, ka udhëtuar javën e kaluar në Ukrainë për të zhvilluar bisedime sekrete me presidentin e shtetit, Volodymyr Zelensky.

As zyra e Zelenskyt, dhe as zyrtarë të Qeverisë ukrainase, nuk i kanë komentuar publikisht raportimet për udhëtimin e Burns-it.

Të përditshmet amerikane, The Washington Post dhe New York Times, kanë thënë më 19 janar se udhëtimi është bërë në mënyrë që Burns të informojë zyrtarët ukrainas për synimet e ushtrisë ruse në muajt e ardhshëm.

Komandantët ushtarakë ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Rusia mund të jetë duke u përgatitur për një ofensivë të re.

Vetë Ukraina besohet se është duke krijuar terren për kundërofensivën e saj.

Të dyja palët janë aktualisht të përfshira në luftime të ashpra për të fituar kontrollin e qytezave ukrainase në lindje, përfshirë Bahmutin dhe Soledarin.

“Drejtori Burns ka udhëtuar në Kiev, ku është takuar me homologë ukrainas të inteligjencës, si dhe me presidentin Zelensky për të rikonfirmuar mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën në mbrojtje, kundër agresionit rus”, ka raportuar Post, duke u bazuar në një zyrtar amerikan të paidentifikuar.

Burnsit i janë dhënë merita të veçanta për ofrimin e informacioneve shumë të rëndësishme prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Shefi i CIA-s, është ndër zyrtarët e shumtë amerikanë që kanë udhëtuar në Kiev.

Më herët gjatë kësaj jave, në kryeqytetin ukrainas kanë qenë: Wendy Sherman, zëvendëssekretare amerikane e Shtetit, Colin Kahl nënsekretari amerikan i Mbrojtjes dhe Jon Finer, zyrtar i lartë për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Po këtë javë, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, Valery Zaluzhny është takuar me homologun e tij amerikan, gjeneralin Mark Miller në Poloni, për të diskutuar më shumë hollësi rreth luftës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Mjekes ne spitalin e Gazes i vijne trupat e nëntë fëmijëve te saj te vrarë në një sulm izraelit.

“Nëse Ukraina bie, Ballkani dhe Polonia janë të radhës”: Ish-zëvendspresidenti amerikan sulmoi ashpër Trumpin, pretendon se këto janë qëllimet e Putinit

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletarrest për policin e Kosovës

Krasniqi për Thaçin: Të presim së shpejti në liri

“Fjalët kanë fuqi.” Bullgaria feston 24 majin

Kosova Times January 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një burrë i preu dorën gruas së tij në sy të djalit të tij pesëvjeçar

Kosova Times Kosova Times August 31, 2023
Ukrainasit sulmojnë rafinerinë më të madhe të Rusisë në Detin e Zi me dronë, shikoni pamjet
Shqiptari vret gruan në sy të dy fëmijëve të mitur
Rajonet e prekura nga vërshimet në Greqi, ende pa rrymë
Horoskopi ditor për 12 qershor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?