By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetari afgan: Çdo media në Afganistan e ka një përfaqësues taliban që e kontrollon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gazetari afgan: Çdo media në Afganistan e ka një përfaqësues taliban që e kontrollon
Lajme

Gazetari afgan: Çdo media në Afganistan e ka një përfaqësues taliban që e kontrollon

Kosova Times
Last updated: 2023/01/31 at 1:44 PM
Kosova Times Published January 31, 2023
Share
SHARE

Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se Afganistanin e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, “sidomos për gazetarët”.

“Mediat nuk janë të lira dhe në secilën është një përfaqësues taliban që e kontrollon. Rreth 60 për qind [e mediave] janë detyruar të mbyllen dhe gazetarët ta lëshojnë Afganstanin”, tha ai gjatë një konference për media në Prishtinë.

Më 30 janar, në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një muaj pasi Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për t’iu ofruar strehim atyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njoftoi të hënën për arritjen e gazetarëve afganë në Prishtinë, strehimi i të cilëve bëhet në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.

Shakar tha se pas dy dekadash liri të mediave në vendin e tij, me ardhjen në pushtet të talibanëve në verën e vitit 2021, siguria për gazetarët “ka marrë fund” dhe shumica e kanë lëshuar vendin.

“Një pjesë kanë arritur të ikin në vendet perëndimore, por një pjesë kanë shkuar në Iran, Pakistan dhe vendet përreth dhe po jetojnë në kushte të pavolitshme”, tha ai.

Në konferencën për media, e cila u mbajt në ambientet e AGK-së, morën pjesë edhe tre kolegët e tij gazetarë të strehuar në Kosovë.

Gazetarja Amina Omid – kryeredaktore e një gazete në Afganistan – tha se është e “zakonshme të kërcënohen gazetarët që kanë shkruar kundër talibanëve”.

Por, ajo tha se si kryeredaktore, ka qenë e kërcënuar dy herë më shumë dhe tregoi historinë e saj se si një muaj pas ardhjes në pushtet të talibanëve, ata shkuan në zyrën e saj, mbyllën gazetën, dhe tani ajo zyre është shndërruar në stacion policie.

Omid tha se është e shqetësuar për dy shoqet e saj – njëra në Kabul dhe tjetra në Bangladesh.

Gazetari Raifullah Nikzad tha se është i lumtur që është në Kosovë, por i shqetësuar që familja e tij ka mbetur në Kabul.

Më 28 dhjetor të vitit 2022, Qeveria e Kosovës miratoi buxhetin prej 30 mijë eurosh për strehimin e gazetarëve afganë. Ekzekutivi tha se Kosova do të pranojë pesë gazetarë nga Afganistani dhe ata do të mund të qëndrojnë në shtet për dy vjet.

Qeveria kosovare tha se do të ndajë edhe mjete shtesë për t’iu ofruar strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe kushte të tjera gazetarëve afganë, derisa të krijohen kushtet që ata të kthehen në shtëpitë e tyre.

Pasi në gusht të vitit 2021, talibanët rimorën pushtetin, Kosova pranoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për strehimin e refugjatëve afganë, që ishin të rrezikuar nga talibanët. Kosova ka strehuar përkohësisht rreth dy mijë refugjatë afganë.

You Might Also Like

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

Haradinaj në Deçan:Ramosaj ka vullnet e energji për punë e projekte të reja

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

Kosova Times January 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Analizë: Kërcënimet ruse për luftë bërthamore po funksionojnë vërtet

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Promovohet libri `Dr. Ibrahim Rugova – Arkitekt i Pavarësisë së Kosovës`
Lajçak në Londër për të marrë qëndrimet e qeverisë së re për rajonin
Numer i madh i te plagosurve amerikanë! Sulme të fuqishme në bazat ushtarake amerikane!
Renovimi i Klinikës Emergjente, Kurti: Transformim rrënjësor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?