Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, me bashkëpunëtorë.
Sipas njoftimit të Kryeprokurorisë, gjatë takimit u diskutua për garantimin, respektimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, si dhe për ruajtjen e integritetit, dinjitetit dhe privatësisë së çdo personi.
“Po ashtu, një temë me interes të përbashkët ishte edhe adresimi i rekomandimeve që dalin nga raportet profesionale në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe veprimet institucionale që duhet të ndërmerren me qëllim të zbatimit të tyre”, thuhet në njoftim.
Në fund, Gashi dhe Qelaj shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit institucional, me synim forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

