Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është takuar për herë të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.
Sipas Kurtit, gjatë takimit ai e ka falënderuar presidentin amerikan për mbështetjen ndaj rritjes së investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke theksuar se Kosova synon anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike.
Kurti ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke i cilësuar SHBA-të si “aleatin kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special” të Republikës së Kosovës.
Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

