Friday, October 2, 2026
HomepafilterKurti takohet me Trumpin, SHBA, aleati kryesor i Kosovës

Kurti takohet me Trumpin, SHBA, aleati kryesor i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është takuar për herë të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

Sipas Kurtit, gjatë takimit ai e ka falënderuar presidentin amerikan për mbështetjen ndaj rritjes së investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke theksuar se Kosova synon anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike.

Kurti ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke i cilësuar SHBA-të si “aleatin kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special” të Republikës së Kosovës.

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram