Tuesday, October 6, 2026
HomeLajmeKosovëÇitaku: PDK kërkon votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në lexim...

Çitaku: PDK kërkon votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara në lexim të dytë

Sekretarja dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, u ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehen në Kuvend dhe të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media, Çitaku ka thënë se votimi i këtij ligji nuk është favor ndaj askujt, por obligim. Ajo tha se po presin që deputetët të vijnë në Kuvend.

“I bëjmë thirrje VV-së që të vijë në Kuvend dhe të miratojë ligjin në lexim të dytë. Ky nuk është favor, është obligim. Ne jemi këtu dhe nuk do të largohemi”, tha Çitaku.

Tahiri: Pas 16 shtatorit për ne është ligji

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se pas vendimit të 16 shtatorit, çështja kryesore për të dhe partinë e tij është miratimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se populli është i bashkuar dhe se çështja e UÇK-së nuk duhet të përdoret për pazare politike apo për shkëmbim votash.

“Populli është i bashkuar dhe unifikuar. Për neve pas 16 shtatorit është ligji. Jo pazaret. Jo me na thanë votoma presidentin, ta votoj ligjin. UÇK është e të gjithëve. Na këtë frymë e kemi pas gjithë. Manovrat dhe lojërat na kanë sjellë në këtë gjendje”, tha ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram