Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka ftuar të gjithë protestuesit të shpërndahen të qetë.
Situata fillon të qetësohet, policia tërhiqet para objektit të Qeverisë|LIVE
(E plotësuar, ora 23:03) Gazetari i RTK-së, Hysni Demaku, raporton nga qendra e Prishtinës, konkretisht para Kuvendit të Kosovës, se situata ka filluar të qetësohet.
(E plotësuar, ora 22:35) Policia e Kosovës ka filluar të zhvendoset nga ana ku kishin vendosur kordonin te Teatri Kombëtar për te objekti i Qeverisë së Kosovës.


(E plotësuar, ora 22:15) Pas disa orësh protestë, ende po vazhdojnë tensionet në shesh dhe jashtë Kuvendit të Kosovës.
12 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas protestës, një polic dhe 11 civilë
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka bërë të ditur se 12 persona janë lënduar gjatë protestës, një prej tyre pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe 11 civilë.
Syla ka thënë se shumica e të lënduarve janë ankuar për pasojat e gazit lotsjellës, ndërsa dy persona kanë pasur lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit.
“Janë të lënduar 12 persona, prej tyre një polic dhe 11 civilë. Shumica prej tyre janë ankuar nga gazi lotësjellës. Dy prej tyre kanë pasur lëndime prerëse në pjesë të ndryshme të trupit. Të gjithë janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe pas trajtimit janë lëshuar shtëpi”, theksoi ai.

Gucati: Në protestë nuk kishte pasur provokime ndaj policëve.
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, është deklaruar para Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas zhvillimeve të sotme gjatë protestës para Kuvendit të Kosovës.
Gucati ka kritikuar ashpër veprimet e Policisë së Kosovës, duke thënë se në protestë nuk kishte pasur provokime ndaj policëve.
Ai ka reaguar pas përleshjeve dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia e Kosovës gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit, ku protestuesit kërkonin që të procedohet për votim në lexim të dytë Ligji për Dhomat e Specializuara.
Tahiri: Në Kuvend janë vetëm deputetët e PDK-së dhe Aleancës
(E plotësuar, ora 21:55) Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri bashkë me Altin Krasniqin, djalin e Jakup Krasniqit kanë dalë te protestuesit dhe janë deklaruar.
Tahiri nga aty ka ftuar sërish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, që të vijnë në Kuvend dhe të votojnë edhe në lexim të dytë për ndryshimet në Ligjin për Specialen.
Tahiri gjithashtu ka thënë se aktualisht në ambientet e Kuvendit të Kosovës janë të gjithë deputetët e PDK-së dhe Aleancës, por nuk janë ata të Vetëvendosjes apo Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Qytetarët me të drejtë kanë kërkuar që deputetët të qëndrojnë në Kuvendin e Kosovës. Do të jemi edhe në shesh edhe në Kuvendin e Kosovës deri në minutat e fundit sa të përfundojë mandati. Janë të gjithë deputetët e PDK-së dhe Aleancës. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk janë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

(E plotësuar, ora 21:33)Në shesh janë kthyer një pjesë e qytetarëve protestues, të cilët po vazhdojnë të ulur të protestojnë.

(E plotësuar, ora 21:25) Situata tani për tani para Kuvendit të Kosovës raportohet se është e qetësuar, në krahasim me orë më parë.
Situata para Kuvendit, hidhen gaz lotsjellës dhe fishekzjarre|LIVE
( E plotësuar) Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve pasi të njëjtit kanë bllokuar hyrjet e Kuvendit të Kosovës, për të mos lejuar deputetët që dalin nga ky institucion.

Në drejtim të objektit të Qeverisë janë hedhur edhe fishekzjarre, ndërsa Policia ka reaguar me përdorimin e gazit lotsjellës.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka vendosur njësitë speciale në pjesën e përparme të objektit, duke shtuar masat e sigurisë.Si pasojë e situatës së tensionuar, janë djegur kontejnerë në rrugën “Agim Ramadani”.
Lajm në përditësim


