/ATSH/ Shqipëria pritet të ndikohet të dielën nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët dhe intervale të shkurtra me diell, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) për datën 11 tetor 2026.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të alternohen herë pas here me intervale të shkurtra me diell, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore deri në orët e pasdites.
Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, nga orët e para të mëngjesit deri në pasdite. Në periudha të shkurtra, ato mund të marrin formën e shtrëngatave. Pasditja do të sjellë ndërprerjen e reshjeve në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa moti do të karakterizohet kryesisht nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe ato malore, era pritet të arrijë herë pas here shpejtësi deri në 10 m/s.
Në det, valëzimi parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 14/20 | Re shi diell |
| Kukës | 13/18 | Re shi diell |
| Lezhë | 14/20 | Re shi diell |
| Dibër | 13/18 | Re shi diell |
| Durrës | 18/22 | Re shi diell |
| Tiranë | 18/21 | Re shi diell |
| Elbasan | 15/20 | Re shi diell |
| Berat | 16/20 | Re shi diell |
| Vlorë | 16/20 | Re shi diell |
| Korçë | 9/18 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 13/20 | Re shi diell |
| Sarandë | 17/22 | Re shi diell |

