Sunday, October 11, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri me reshje shiu deri në pasdite

Moti në Shqipëri me reshje shiu deri në pasdite

/ATSH/ Shqipëria pritet të ndikohet të dielën nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira, reshje shiu me intensitet të ulët dhe intervale të shkurtra me diell, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) për datën 11 tetor 2026.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të alternohen herë pas here me intervale të shkurtra me diell, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore deri në orët e pasdites.

Reshjet e shiut pritet të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, nga orët e para të mëngjesit deri në pasdite. Në periudha të shkurtra, ato mund të marrin formën e shtrëngatave. Pasditja do të sjellë ndërprerjen e reshjeve në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa moti do të karakterizohet kryesisht nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Era do të fryjë nga juglindja në jugperëndim, me shpejtësi mesatare 5 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe ato malore, era pritet të arrijë herë pas here shpejtësi deri në 10 m/s.

Në det, valëzimi parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër14/20Re shi diell
Kukës13/18Re shi diell
Lezhë14/20Re shi diell
Dibër13/18Re shi diell
Durrës18/22Re shi diell
Tiranë18/21Re shi diell
Elbasan15/20Re shi diell
Berat16/20Re shi diell
Vlorë16/20Re shi diell
Korçë9/18Re shi diell
Gjirokastër13/20Re shi diell
Sarandë17/22Re shi diell
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram