Thursday, October 15, 2026
HomeLajmeKosovëGjendet pa shenja jete 46 vjeçari i zhdukur në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete 46 vjeçari i zhdukur në Ferizaj

Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Rahovicë të Ferizajt, pasi ishte raportuar i zhdukur nga familjarët.

Rasti është raportuar më 14 tetor, rreth orës 19:20, në Stacionin Policor në Ferizaj.

Gjatë kërkimeve në zonën e Parkut të Pishave, policia ka gjetur veturën e tij të markës “Shkoda”, me targa të huaja.

Në kërkim janë angazhuar njësitë relevante policore, përfshirë njësinë K9 dhe Shoqatën për Kërkim dhe Shpëtim të Kosovës.

Pas disa orësh kërkime, është gjetur një trup i pajetë, që dyshohet se i përket personit të raportuar të zhdukur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e emergjencës dhe njësitë përkatëse policore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për RTK-në se rrethanat e rastit janë duke u hetuar, ndërsa informacione shtesë pritet të bëhen të ditura në raportin vijues

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram