ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet deri në orët e para të mëngjesit me vranësira dhe kthjellime si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe në qendër.
Pas orëve të mesditës moti parashikohet kryesisht me kthjellime si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht të përqendruara në relievet malore të vendit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 13/21 | Re shi diell |
| Kukës | 10/19 | Re shi diell |
| Lezhë | 13/20 | Re shi diell |
| Dibër | 9/19 | Re shi diell |
| Durrës | 15/22 | Re shi diell |
| Tiranë | 16/24 | Re shi diell |
| Elbasan | 14/23 | Re shi diell |
| Berat | 11/24 | Re shi diell |
| Vlorë | 16/22 | Re shi diell |
| Korçë | 10/19 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 11/23 | Re shi diell |
| Sarandë | 16/24 | Re shi diell |

