Monday, November 9, 2026
HomeLajmeKosovëAGK-ja dhe ambasadori i BE-së diskutojnë sfidat e gazetarisë

AGK-ja dhe ambasadori i BE-së diskutojnë sfidat e gazetarisë

Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, dhe drejtoresha ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, janë takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel.

Gjatë takimit u diskutuan gjetjet e Raportit të fundit të Bashkimit Evropian për Kosovën, me fokus të veçantë në gjendjen e lirisë së medias dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët në vend.

Vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë së gazetarëve, kushteve të punës dhe angazhimit të AGK-së në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit medial.

Me këtë rast, AGK-ja shprehu mirënjohjen për Bashkimin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e lirisë së medias dhe zhvillimin e gazetarisë së pavarur në Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram