Thursday, October 29, 2026
HomeLajmeKosovëZbulohet pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë në Prishtinë

Zbulohet pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë në Prishtinë

Një rast i kontrabandës së mallrave është zbuluar në Prishtinë, ku Policia dhe Dogana kanë sekuestruar 27,000 filtra, 91 kg duhan të përpunuar dhe 700 poçe elektrike, të cilat ishin grumbulluar në një lokacion të paligjshëm dhe janë dorëzuar tek Dogana për procedurat e mëtejme ligjore.

Njësia e Task-Forcës e përbërë nga Policia dhe Dogana, konkretisht Drejtoria Rajonale Kufitare Jugu dhe Njësia Anti-kontrabandë e Doganës së Kosovës, ka ndërmarrë veprime operative pas pranimit të një informate për kontrabandë mallrash.

Gjatë hetimeve, është identifikuar një lokacion që shërbente si pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë. Kontrolli në këtë vend është kryer me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Gjilan dhe ka rezultuar me sekuestrimin e 27,000 filtrave të ndryshëm, 91 kg duhan të përpunuar dhe 700 poçe elektrike 100W.

Të gjitha mallrat e sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore, ndërsa Njësia e Task-Forcës vazhdon veprimet për zbardhjen e rastit dhe kapjen e personave përgjegjës. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosovoPolice%2Fposts%2Fpfbid037DusHAjzQiYG58TNsCvhnMyWSfcAZGSJzvb83W5FGxawyRWgjr2D29LKb6hbsMbxl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram