Thursday, July 30, 2026
HomeGjeopolitikOpinionBaranov, "arkitekti" i kaosit informativ Rus në Ballkan

Baranov, “arkitekti” i kaosit informativ Rus në Ballkan

Në shikim të parë, Yevgeny Baranov mund të duket si një veteran i gazetarisë ruse. Por, prapa titullit të tij si Drejtor i Shtëpisë Ruse në Beograd, fshihet një nga figurat më strategjike të luftës hibride të Kremlinit në rajon. Baranov nuk është thjesht një raportues; ai është një specialist i transformimit të traumave historike në municion politik.

Baranov është një nga promovuesit më të zhurmshëm të teorive mbi trafikimin e organeve. Në një bisedë të fundit për RT Balkan (pjesë e rrjetit Russia Today, i cili është i ndaluar në BE për shkak të propagandës), ai sërish fol për “Shtëpin e Verdhë” e cila edhe në proesin gjyqësor në Hagë doli se ishte  gënjeshtër, e zgjeron duke e lidhur me “rrjete globale” që përfshijnë Izraelin dhe Ukrainën, duke e kthyer një çështje specifike gjyqësore në një teori konspirative më të gjerë.Ky “konspiracionizëm gjeopolitik” ka një qëllim të qartë: të portretizojë çdo kundërshtar të Rusisë si pjesë të një makinerie kriminale, duke përdorur dhimbjen e familjarëve të të zhdukurve si mjet propagande.

Artikulli vjen në një kohë kur Rusia është nën sanksione ndërkombëtare për shkak të pushtimit të Ukrainës. Mesazhi i Baranov se “udhëheqësit perëndimorë janë fanatikë” synon të justifikojë izolimin e Rusisë dhe të bindë publikun serb se mbështetja ndaj Moskës është e vetmja rrugë “morale” dhe “vëllazërore”.

Nga vija e “frontit” në majat e propagandës

Karriera e Baranov-it nisi në kanalet shtetërore ruse, ku ai u profilizua si korrespondent lufte gjatë viteve ’90. Megjithatë, ndryshe nga gazetaria objektive, puna e tij u karakterizua gjithmonë nga një anshmëri e thellë. Baranov është një figurë kyçe e diplomacisë kulturore ruse. Si drejtor i “Shtëpisë Ruse” (Russkiy Dom) në Beograd, ai nuk është thjesht një vëzhgues, por një zyrtar i shtetit rus. Detyra e tij është “fuqia e butë” (soft poëer) – forcimi i lidhjeve emocionale dhe historike midis Serbisë dhe Rusisë.

Shtëpia Ruse: Jo vetëm kulturë, por ndikim i mprehtë

Nën drejtimin e tij, Shtëpia Ruse në Beograd është shndërruar në një qendër operative. Ndërsa organizon ekspozita dhe kurse gjuhe, ajo shërben si urë lidhëse për radikalizimin e opinionit publik. Baranov krijon paralele të rreme, duke pretenduar se ndërhyrja e NATO-s në 1999 i jep “të drejtë morale” Putinit të pushtojë Ukrainën.Përmes intervistave kultivon ndjenja anti-perëndimore,duke sulmuar mediat si BBC dhe CNN si “fanatike”, me qëllim që publiku ballkanik të mos i besojë asnjë informacioni që vjen nga Perëndimi.

Një zyrtar i dekoruar nga  Putini

Vlerësimi i vërtetë i punës së Baranov-it nuk vjen nga audienca, por nga vetë Kremlini. Dekorimi i tij nga Vladimir Putin dhe fakti që agjencia që ai përfaqëson (Rossotrudnichestvo) është nën sanksione të BE-së, tregon se ai nuk është një zë i pavarur. Ai është një ushtar i informimit, detyra e të cilit është ta mbajë Ballkanin të mbërthyer pas të kaluarës, duke penguar çdo proces marreveshje apo integrimi europian.

Dekorimi i tij nga Putini konfirmon se puna e tij është plotësisht në linjë me politikat e Kremlinit.Kjo foto e Baranov duke marrë dekorimin tregon qartë anshmërinë e tij politike dhe rrezikun e “fake news” që ai përhap

Yevgeny Baranov duke përzier luften me interpretime konspirative, ai krijon një mjegull ku opinioni publik ne Serbi e ka të vështirë të dallojë lajmin nga propaganda. Në lojën e madhe të shahut të Rusisë në Ballkan, Baranov është oficeri që lëviz në prapavijë, duke u siguruar që tensionet të mbeten gjithmonë të ndezura. Në këtë intervistë ai synon të mbajë gjallë ndjenjat anti-NATO në rajon, të forojë rolin e Rusisë si “mbrojtëse” e interesave serbe dhe të relativizojë veprimet aktuale ruse në Ukrainë duke i krahasuar ato me ndërhyrjen e NATO-s në 1999.Baranov është personifikimi i asaj që quhet “Lufta Hibride”: ai nuk përdor tanke, por përdor fjalë, dokumentarë dhe “nostalgji” për të kontrolluar të ardhmen e një rajoni.

Statusi i tij në Listat e Monitorimit

Për shkak të aktiviteteve të tij, Baranov dhe institucioni që ai drejton janë nën vëzhgim të rreptë nga BE si pjesë e sanksioneve ndaj Rossotrudnichestvo dhe Organizatat e Monitorimit të Medias për përhapjen e dezinformatave. /Koment i Redaksise

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram