Çatia e pistës së çiklizmit në Parkun Olimpik në Rio de Janeiro u përfshi nga flakët të mërkurën .
80 zjarrfikës dhe 20 automjete u mobilizuan për të shuar zjarrin, ndërsa në zonë ndodhet Muzeu Olimpik, i cili përfshin ekspozita dhe objekte nga Lojërat.
Kryetari i bashkisë së Rio de Janeiros, Eduardo Cavaliere, tha se një vlerësim paraprak tregoi se pista në Velodromin Olimpik nuk pësoi dëme.
“Mbetet i paprekur dhe në gjendje të mirë. Natyrisht, do të duhet të pastrohet dhe t’i nënshtrohet një lloj mirëmbajtjeje përpara se të njoftojmë se velodromi është rikthyer në funksion”, shtoi ai.
Gjeneralmajori Fabio Contreras i tha CNN se zjarrfikësit e shuarën zjarrin brenda dhe jashtë velodromit dhe punuan për të mbrojtur ekspozitat e muzeut.
Nuk u raportuan të lënduar dhe autoritetet thanë se nuk kishte rrezik që zjarri të përhapet në pjesë të tjera të kompleksit olimpik.
Çatia e pistës së biçikletave u përfshi dy herë nga flakët në vitin 2017, dhe incidentet lidheshin me rënien e tullumbaceve.

