Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, pret që të gjitha palët të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Catalina Heine, Shefe e Kulturës, Shtypit dhe Komunikimit në Ambasadën Gjermane ka thënë se janë duke e ndjekur procesin që po vazhdon.
“Po e ndjekim procesin në zhvillim dhe presim që të gjithë akterët të veprojnë në përputhje me kushtetutën.”, ka thënë Heine për RTKlive.

