Tuesday, April 28, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj kritikon Qeverinë për politikat energjetike

Haradinaj kritikon Qeverinë për politikat energjetike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për politikat energjetike, duke e akuzuar për anulimin e projekteve strategjike dhe për koston e lartë të energjisë që, sipas tij, po i kushton Kosovës.

Haradinaj theksoi se Kosova po paguan qindra miliona euro për energji ndaj Serbisë, përmes, siç tha ai, sekserëve të lidhur me njerëz të afërt të kryeministrit, ndërkohë që Shqipëria ka firmosur marrëveshje strategjike për gazin amerikan që siguron furnizim stabil dhe kosto më të ulët.

“Kurti, sapo erdhi në pushtet, u kujdes që ndër vendimet e para të tij të ishte anulimi fillimisht i ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” dhe refuzimi i gazsjellësit amerikan”, shkroi Haradinaj në Facebook. 

Ai shtoi se milionat e Kosovës nuk do të shkonin në Serbi nëse nuk do të ishte anuluar ndërtimi i termocentralit të ri dhe nëse nuk do të ishte bllokuar projekti i gazsjellësit Shkup–Prishtinë, duke e cilësuar këtë projekt me përfitime të mëdha ekonomike dhe të sigurisë.

Haradinaj deklaroi se Kosova do të mund të bëhej fuqi energjetike në Ballkan dhe të mos mbetej pa energji, as gjatë verës e as dimrit, dhe të mos varej nga, siç u shpreh ai, mafia energjetike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram