Wednesday, May 20, 2026
HomeLajmeKosovëMinistri Basha takohet me Marian-Jean Marinescu

Ministri Basha takohet me Marian-Jean Marinescu

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit Dimal Basha, zhvilloi një takim me Koordinatorin e Korridorit Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor nga Komisioni Evropian, Marian-Jean Marinescu, si dhe me zyrtarin Arunas Jurivicius.

Sipas njoftimit, gjatë takimit u diskutuan projektet strategjike infrastrukturore në fushën e transportit hekurudhor, rrugor dhe ajror, të cilat janë kyçe për ndërlidhjen e Kosovës me Rrjetin Trans-Evropian të Transportit (TEN-T) dhe me korridoret kryesore evropiane që lidhin Ballkanin Perëndimor me detin Adriatik dhe Mesdheun.

“Këto projekte janë në përputhje të plotë me prioritetet tona për modernizimin e infrastrukturës së transportit, forcimin e integrimit evropian dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Investimet në këto korridore do të sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe bizneset, duke mundësuar udhëtim më të shpejtë, më të sigurt dhe me kosto më të ulët, si dhe transport më efikas të mallrave dhe shërbimeve”, thuhet në njoftim.

Minsitria ka vlerësuar se projektet trans-kufitare do të përmirësojnë ndjeshëm lidhjet rajonale, do të lehtësojnë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave, do të rrisin konkurrueshmërinë e bizneseve tona në tregjet rajonale dhe evropiane, si dhe do të krijojnë mundësi të reja për investime, tregti dhe zhvillim ekonomik. Në të njëjtën kohë, infrastruktura moderne e transportit kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve, duke ofruar shërbime më cilësore, më të besueshme dhe më të qasshme për të gjithë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram