Saturday, May 30, 2026
HomeLajmeKosovëAAK prezanton programin në Rahovec

AAK prezanton programin në Rahovec

Ndërtim të një ekonomie më të qëndrueshme, duke reduktuar varësinë nga ndihmat shtetërore dhe duke fuqizuar qytetarët e bizneset përmes vetëzhvillimit dhe investimeve, ka premtuar në Rahovec kandidati për kryeministër Ardian Gjini. Në tubimin elektoral ai, po ashtu, ka theksuar se AAK në programin e saj ka edhe sigurinë dhe energjinë.

Qyteti i Rahovecit ishte ndalesa e radhës e fushatës elektorale të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit, ku drejtuesit e këtij subjekti politik prezantuan prioritetet programore para qytetarëve.

Kandidati për kryeministër nga AAK-ja, Ardian Gjini, para qytetarëve të Rahovecit ritheksoi fokusin e partisë në tri shtylla kryesore: sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe energjinë.

 Ai tha se synimi i tyre është ndërtimi i një ekonomie më të qëndrueshme, duke reduktuar varësinë nga ndihmat shtetërore dhe duke fuqizuar qytetarët e bizneset përmes vetëzhvillimit dhe investimeve.

Nga ana tjetër, ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë adresimit të tij para mbështetësve në Rahovec, foli për angazhimin politik të subjektit dhe objektivat që, sipas tij, synojnë forcimin e shtetit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, e po ashtu edhe mbështetjen e fermerëve të kësaj zone.

Në këtë tubim Aleanca u bëri thirrje qytetarëve që ta votojnë programin e Ardian Gjinit, program nga i cili, sipas tyre, do të mundësoi zhvillim dhe përparim e Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram