Saturday, May 30, 2026
HomeLajmeKosovëPDK mban tubim zgjedhor në Gjakovë

PDK mban tubim zgjedhor në Gjakovë

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim zgjedhor edhe në Komunën e Gjakovës. 

Kandidati i Partisë, për kryeministër, Bedri Hamza shpalosi programin e këtij subjekti derisa premtoi mbështetje për bizneset, rritje të pagave, sigurime shëndetësore, grante, e projekte në arsim, shëndetësi e fusha tjera.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në tubimin zgjedhor në Gjakovë, shpalosi programin e tij qeverisës, duke premtuar rritje të pagave, mbështetje për bizneset dhe punëtorët, sigurime shëndetësore dhe realizim të projekteve të tjera.

“Ne do të krijojmë kushte dhe klimë të përshtatshme për biznesin. Ne do ta kryejmë reformën e pagesës së TVSH-së. Pagesa e TVSH-së në kufi është një barrë e lartë për biznesin. Ne do t’i stimulojmë me grante të gjitha bizneset prodhuese. Ne do t’i lirojmë të gjitha pagat deri në 500 euro nga tatimet. Ne do t’i mbrojmë edhe të punësuarit. Do ta krijojmë edhe Gjykatën e Punës. Do ta krijojmë fondin e papunësisë”, tha Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga PDK.

Sipas Hamzës, Partia Demokratike e Kosovës po garon me një program të qartë dhe me një ekip që garanton zbatimin e tij.

“Përveç pjesës ku ndikon në rritjen dhe zhvillimin ekonomik, buxheti duhet të rritet nga rritja ekonomike, jo nga taksat. PDK do t’i rrisë pagat 50 për qind për të gjithë në sektorin publik në fillim të mandatit. Dhe jo vetëm njëherë. Çdo përkrahje ndaj qytetarëve është një ndihmë””, tha Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga PDK.

Programi i PDK-së, sipas Hamzës, parasheh gjithashtu investime në energji dhe infrastrukturë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram