Saturday, May 30, 2026
HomeLajmeKosovëLDK shpalos programin në Shtime

LDK shpalos programin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit në një tubim në Shtime, ku kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, prezantoi programin ekonomik dhe projektet infrastrukturore që, sipas tij, synojnë zhvillimin dhe sigurinë e qytetarëve.

“Do të nisim me xhepin e kosovarëve, njerëzve tanë, familjeve tona, me përballimin e çmimeve të rritura e që rriten vazhdimisht. Më lejoni që këtu në Shtime të jap një zotim të qartë për heqjen fillimisht të TVSH-së në çdo produkt bazik në Republikën e Kosovës: në miell, qumësht, vezë, vaj e sheqer, në mënyrë që çmimet e produkteve bazike të ulen për qytetarët tanë, sepse janë të larta, janë të shtrenjta. Shteti nuk mund të vëzhgojë teksa çmimet rriten secilën ditë. Duhet veprpjmë do të veprojmë fillimisht. Më lejoni po ashtu të them që nga sot zotohem, zotohem para jush, para popullit, para Zotit, se për katër vitet tona nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike as edhe një cent të vetëm”, tha Abdixhiku.

Bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj theksoi se LDK-ja po vjen e bashkuar me një plan për dinjitet, siguri dhe zhvillim.

 “Ndodhemi përballë një momenti historik ku mund ta rikthejmë shpresën te djemtë e vajzat e këtij vendi, që ata jetën ta ndërtojnë këtu, në atdheun e tyre, pranë familjeve të tyre, me dinjitet, me potencial e me mundësi. Pa fuqinë tuaj, pa votën dhe përkrahjen tuaj, nuk ka zhvillim të vërtetë. Pa përfshirjen tuaj, kurrë nuk mund të ketë ndryshim pozitiv në vendin tonë. Ne nuk vijmë para jush me gjuhën e urrejtjes, por me ofertën për zhvillim dhe perspektivë”, tha Osmani

Në fokus të programit të LDK-së, sipas drejtuesve të saj, mbetet mes tjerash edhe arsimi dhe mbështetja për familjet, ku premtojnë investime në çerdhe dhe mësim tërëditor në çdo komunë të Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram