Saturday, May 30, 2026
HomeLajmeKosovëVetëvendosje prezanton programin në qytetin e Pejës

Vetëvendosje prezanton programin në qytetin e Pejës

Fushatën elektorale Lëvizja Vetëvendosje e ka vazhduar në qytetin e Pejës, ku kandidati për kryeministër Albin Kurti, premtoi se rruga Kuqishtë-Çakorr do të përurohet për pak javë.

Ai, po ashtu, premtoi mbështetje financiare për ndërmarrjet prodhuese vendore dhe për diasporën që duan të investojnë në Kosovë. Kurti  premtoi edhe rritje të punësimit për gratë përmes pakos “Super puna për gratë”.

Në tubimin elektoral në Pejë kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti premtoi se për pak ditë do të përurohet rruga Kuqisht – Qakorr, e cila do të ndihmojë Komunën e Pejës  t’i shtohet turizmi dhe ekonomia. 

Kurti po ashtu premtoi se me planin e tij qeverisës do të ndihmohen ndërmarrjet vendore për të cilat qeveria do të ndajë fond të veqant e i cili do të përdoret si garanc për marrjen e kredive në banka, për kompanitë prodhuese.

“Ajo çka na duhet ne vazhdim është prodhimtaria e shtuar andaj 1 milion euro do t’i ndajmë për garantimin e kredive investive e të gjithë atyre që prodhojnë”, tha Kurti.

Mes tjerash Kurti premtoi rritje të punësimit për gratë ku përmes pakos “Super puna për gratë”, çdo ndërmarrje private që punëson gratë, qeveria të punësuarit do t’i ndihmojë për gjashtë muaj duke e paguar me pagën minimale krahas pagës që do ta merr nga punëdhësi.

Ai shtoi se paga e 13 – të do të vazhdoj të jepet çdo vit për punëtorët e sektorit publik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram