Saturday, May 30, 2026
HomeKulturëBiblioteka Kombëtare forcon bashkëpunimin me Bibliotekën e Polonisë

Biblioteka Kombëtare forcon bashkëpunimin me Bibliotekën e Polonisë

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Blerina Rogova Gaxha, ka zhvilluar një takim në Biblioteka Kombëtare e Polonisë me drejtorin e institucionit, Tomasz Makowski, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e bibliotekarisë.

Në takim morën pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Poloni, Drilon Gashi, si dhe shkrimtari Arben Idrizi, kandidat për Çmimin Evropian për Letërsi (EUPL) 2026. Delegacioni kosovar u prit nga Maciej Szablewski, i cili prezantoi organizimin e punës, funksionimin e bibliotekës, sallat e leximit dhe projektet kryesore që po zhvillohen në këtë institucion.

Gjatë takimit me drejtuesit e bibliotekës polake, palët diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në shkëmbimin e përvojave në shërbimet moderne bibliotekare, digjitalizimin e materialeve, katalogimin e koleksioneve dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Po ashtu, u vlerësua rëndësia e bibliotekave kombëtare në promovimin e leximit, zhvillimin e projekteve kulturore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e kulturës dhe dijes.

Takimi shënon një hap të ri drejt thellimit të marrëdhënieve profesionale ndërmjet institucioneve kulturore të Kosovës dhe Polonisë, me synimin për të avancuar praktikat bashkëkohore bibliotekare dhe për të rritur shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fbibliotekakombetareekosoves%2Fposts%2Fpfbid02Lj6XhWMXRThjPAFFu65nSwMG9MKS941u3g8acoiCnrTbbSXJCiFdh7ZyVaXYBQWFl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram