Wednesday, July 22, 2026
HomeLajmeKosovëNjë person humb jetën pasi ra nga një objekt, policia nis hetimet

Një person humb jetën pasi ra nga një objekt, policia nis hetimet

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi në rrugën “Arshi Pipa”.

Lajmin për RTKLive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Mbrëmë, rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Arshi Pipa’ në Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”,deklaroi Pllana.

Ai shtoi se Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të rastit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram