Tuesday, July 21, 2026
HomeLajmeKosovëVushtrria në zi pas aksidentit tragjik

Vushtrria në zi pas aksidentit tragjik

Komuna e Vushtrrisë ka shpallur të martën ditë zie, pas humbjes tragjike të tre bashkëqytetarëve që humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor.

Vendimi është marrë nga kryetari i Komunës, Ferit Idrizi, në shenjë respekti dhe solidariteti me familjet që po përballen me këtë tragjedi.

Sipas vendimit, të gjitha institucionet publike dhe subjektet afariste në Komunën e Vushtrrisë obligohen që gjatë ditës së sotme flamujt t’i vendosin në gjysmështizë.

Po ashtu, gjatë kësaj dite pezullohen të gjitha aktivitetet politike, kulturore dhe sportive në territorin e Komunës së Vushtrrisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram