Monday, September 21, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Arrestohet edhe një i dyshuar për krime lufte në Zubin Potok

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kanë njoftuar se është arrestuar edhe një person i dyshuar në lidhje me rastin e krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut.

Sipas komunikatës së përbashkët, i dyshuari me inicialet J.R. dyshohet për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”. Arrestimi është kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Bëhet e ditur se arrestimi është rezultat i një pune intensive hetimore nga hetuesit policorë dhe Prokuroria Speciale, në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë theksuar se do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast dhe do ta mbajnë publikun të informuar në kohë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram