Monday, September 21, 2026
HomeLajmeGjenden dy motoristët e humbur në Majën e Jezercës, njofton ShKKSh

Gjenden dy motoristët e humbur në Majën e Jezercës, njofton ShKKSh

Ka përfunduar me sukses aksioni për gjetjen e dy motoristëve që humbën dje në Jezercë.

Lajmi është konfirmuar në orët e para të së dielës, nga vetë Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, të cilët bëjnë me dije se kanë lokalizuar dhe janë tërhequr dy motoristët që humbën gjurmë ditën e djeshme.

Duke theksuar se aksioni u përmbyll me sukses, shoqata bën me dije se motoristët tashmë ndodhen të sigurt.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit dhe ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit, të cilat punuan në kushte të vështira për shkak të relievit të thyer të zonës së Jezercës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram