Wednesday, September 9, 2026
HomeLajmeKosovëHamza: Kosova duhet ta ketë Kuvendin e konstituuar

Hamza: Kosova duhet ta ketë Kuvendin e konstituuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se Kosova duhet ta ketë Kuvendin e konstituuar dhe ka bërë thirrje që të mos ketë më kalkulime politike që do ta zvarrisnin këtë proces.

Hamza tha se Kuvendi është dashur të konstituohet brenda afatit kushtetues, por theksoi se aktualisht është e rëndësishme që vendi të ketë një Kuvend funksional.

“Duke marrë parasysh edhe periudhën kohore në të cilën ndodhemi, ne si Partia Demokratike e kemi bërë të qartë që Kuvendi është dashur të konstituohet brenda afatit kushtetues. Sidoqoftë, Kosova duhet të ketë Kuvend të konstituuar”, tha Hamza.

Ai theksoi se për PDK-në një datë e rëndësishme është 16 shtatori.“Dhe për neve si Partia Demokratike e Kosovës është tepër e rëndësishme data 16 shtator.Ne presim vendim lirues për udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e popullit të Kosovës ka qenë luftë e drejtë, luftë për liri, për pavarësi, për dinjitet, dhe mbi bazën e asaj që është zhvilluar është më se e qartë se nuk ka asnjë mundësi dhe asnjë arsye tjetër që vendimi të jetë ndryshe përveç vendim lirues. Dhe i presim çlirimtarët tanë që të jenë në Kosovë, t’i jenë pran familjeve të tyre, shtetit të tyre dhe të gëzojnë lirinë”, tha ai.

I pyetur se kush do të jetë e propozuara e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës, Hamza konfirmoi emrin e deputetes Vlora Çitaku.

“E propozuara nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës për nënkryetare do të jetë zonja Vlora Çitaku”, tha Hamza.

Sa i përket mundësisë që PDK-ja ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese çështjen e seancës së Kuvendit, Hamza tha se kjo do të vlerësohet në ditët në vijim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram