Saturday, September 12, 2026
HomeGjeopolitikOpinionSPAK-u po kërkon kurban, jo drejtësi!? Balluku nuk dënohet me tituj portalesh!

SPAK-u po kërkon kurban, jo drejtësi!? Balluku nuk dënohet me tituj portalesh!

Vladimir Muçaj:

SPAK-u po kërkon kurban, apo drejtësi? Balluku nuk dënohet me tituj portalesh

Këto dy ditët e fundit, disa media pranë opozitës kanë hedhur në qarkullim një tjetër skenar: SPAK mund t’i kërkojë Kuvendit një masë edhe më të rëndë ndaj Belinda Ballukut.

Dhe arsyeja e radhës? Një vilë në Palasë!

Këtu historia fillon të marrë trajtat e një hetimi që rrezikon të kthehet në serial mediatik: sa herë që një akuzë nuk mjafton, del një pronë tjetër, një person tjetër, një dyshim tjetër dhe një titull tjetër.

“Pula vezë apo veza pulë?”

Në vend që publiku të shohë prova të qarta për një vepër penale, shohim gjithnjë e më shumë një lojë me dyshime, insinuata dhe përfundime të nxituara.

Një vilë nuk bëhet automatikisht pronë e një politikani vetëm sepse prokuroria dyshon për një lidhje me të. Një marrëdhënie me një person tjetër nuk është automatikisht bashkëpronësi. Një pasuri e sekuestruar nuk është automatikisht provë faji.

Këto janë gjëra elementare të së drejtës.

Dhe pikërisht këtu SPAK duhet të jetë shumë më i kujdesshëm.

Sepse SPAK-u nuk është gjykatë.

SPAK-u heton dhe akuzon. Gjykata vendos.

Por në Shqipëri po krijohet një paradoks i frikshëm: dikush shpallet publikisht fajtor shumë kohë përpara se të ketë një vendim gjykate.

Dhe kur personi është Belinda Balluku, duket sikur çdo dyshim duhet patjetër të prodhojë një tjetër masë, një tjetër spektakël dhe një tjetër goditje politike.

Pse?

A është drejtësia një garë se kush e mban më gjatë një politikan nën presion?

Apo është një proces ku duhet të provohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se një vepër penale është kryer dhe se personi konkret ka përgjegjësi për të?

Balluku mund të kritikohet politikisht. Mund të kritikohet për vendimet e saj. Mund të gjykohet nga elektorati. Mund të hetohet nga organet e drejtësisë.

Por nuk mund të dënohet me tituj portalesh.

Nuk mund të shpallet fajtore sepse dikush ka ndërtuar një narrativë.

Dhe mbi të gjitha, nuk mund të trajtohet si “trofe” i radhës i një institucioni që duhet të tregojë rezultate, por që në disa raste duket se po e kërkon rezultatin para se të ketë bindur publikun me provat.

Kjo nuk është luftë kundër korrupsionit. Kjo rrezikon të bëhet luftë për efektin e akuzës.

Dhe këtu është ndryshimi thelbësor.

Nëse SPAK ka prova, le t’i nxjerrë para gjykatës.

Nëse ka prova për pasuri të fshehur, le ta provojë pronësinë reale.

Nëse ka prova për korrupsion, le të provojë lidhjen midis vendimmarrjes, përfitimit dhe personit.

Nëse ka prova për shkelje ligjore, le t’i vendosë ato mbi tryezën e gjykatës.

Por nëse kemi vetëm një zinxhir dyshimesh që ushqehen nga njëri-tjetri, atëherë nuk kemi ende një fajtor.

Kemi një person nën hetim.

Dhe kjo diferencë nuk është semantikë. Është themeli i shtetit të së drejtës.

Belinda Balluku nuk ka nevojë për mëshirë politike. Ka nevojë për atë që i takon çdo qytetari: proces të rregullt ligjor, prova konkrete dhe një gjykim të paanshëm.

Dhe nëse nesër gjykata provon fajësinë e saj, ajo duhet të përgjigjet para ligjit si kushdo tjetër.

Por nëse provat nuk e mbajnë akuzën, kush do të përgjigjet për dëmin që i është bërë një figure publike përmes një procesi të kthyer në spektakël?

Kush do të përgjigjet për reputacionin?

Kush do të përgjigjet për gjyqin publik?

Kush do të përgjigjet nëse një hetim i ngritur mbi dyshime të njëpasnjëshme përfundon pa përgjegjësi penale?

Drejtësia nuk mund të funksionojë me logjikën “gërmojmë derisa të gjejmë diçka”.

Sepse nëse kjo bëhet standard, nesër askush nuk është i sigurt.

Sot është Balluku.

Nesër mund të jetë kushdo tjetër.

SPAK-u lindi si një shpresë për drejtësi. Por pikërisht sepse shqiptarët kanë pasur kaq shumë shpresa të vrara, SPAK duhet të jetë institucioni i fundit që duhet të luajë me besimin publik.

Nuk mjafton të godasësh fort.

Duhet të godasësh saktë.

Nuk mjafton të akuzosh.

Duhet të provosh.

Nuk mjafton të sekuestruarosh.

Duhet të bindësh gjykatën.

Dhe mbi të gjitha, nuk mjafton të krijosh një të akuzuar.

Duhet të krijosh drejtësi.

Prandaj, në rastin Balluku, le të flasin provat dhe jo zhurma.

Le të flasë gjykata dhe jo portalet.

Sepse një shtet serioz nuk bën kurban njerëz për të justifikuar hetimet e veta. Belinda Balluku ndër gratë e angazhuara në politikë është një aset i pazëvendësueshëm në të majtë e në të djathtën politike shqiptare sipas këndvlerësimit tim e jo vetëm!

Drejtësia nuk ka nevojë për kurbanë. Ka nevojë për prova.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram