ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët orë të plota me diell por nuk dot mungojnë dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës e pasdite.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës pritet të arrijë deri 12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.


