Tuesday, October 6, 2026
HomeLajmeKosovëOVL-UÇK thërret protestuesit të mblidhen sot në sheshin e Prishtinës

OVL-UÇK thërret protestuesit të mblidhen sot në sheshin e Prishtinës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje sot në sheshin e Prishtinës.

Në një njoftim të publikuar në Facebook, OVL-UÇK u ka bërë thirrje kategorive të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarëve që të mblidhen në sheshin e Prishtinës, duke theksuar se duhet të jenë të bashkuar dhe me dinjitet.

“Për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së.

Ndryshe, gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të natyrave të ndryshme, ndërsa 11 qytetarë-protestues kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë protestave pranë institucioneve shtetërore. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre protestues janë shoqëruar në stacion policor.

Sipas Policisë, dje gjatë orëve të mbrëmjes pranë institucioneve shtetërore, disa protestues në vazhdimësi kanë hedhur mjete piroteknike, fishekzjarre dhe mjete të forta ndaj objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram