Mbi vendin tonë të martën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë ditës do të fryjë era nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 25 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, njofton IHMK.

