Tuesday, October 6, 2026
HomeLajmeKosovëShoqëria civile u bën thirrje partive të arrijnë marrëveshje për presidentin

Shoqëria civile u bën thirrje partive të arrijnë marrëveshje për presidentin

Mbi 40 organizata të shoqërisë civile u kanë bërë thirrje partive politike që të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe të garantojnë funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Përmes një deklarate, organizatat kanë vlerësuar se Kosova duhet të ketë institucione funksionale, me mandat të plotë dhe që përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj qytetarëve.

Ato u kanë bërë thirrje partive parlamentare që të angazhohen menjëherë për një marrëveshje që do të mundësonte zgjedhjen e presidentit deri më 6 tetor, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas organizatave, dështimi për të zgjedhur presidentin do të sillte shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Pas krizave të përsëritura institucionale dhe cikleve të njëpasnjëshme zgjedhore, kjo do ta vendoste vendin përballë një tjetër ngërçi institucional, pa pasur garanci që zgjedhjet do të jenë zgjidhje e mosmarrëveshjeve që po e mbajnë të hapur këtë çështje”, thuhet në deklaratë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram