Saturday, October 10, 2026
HomeLajmeNga Trieste në Greqi: Nënshkruhet iniciativa për një korridor hekurudhor që do...

Nga Trieste në Greqi: Nënshkruhet iniciativa për një korridor hekurudhor që do të lidhë edhe Shqipërin

Iniciativa “Korridori Hekurudhor Adriatik-Jon – Lidhshmëria e Transportit si Bazë për Zhvillim dhe Rezistencë” u nënshkrua në Zagreb më 2 tetor, duke lançuar idenë e një lidhjeje të re hekurudhore përgjatë bregdetit Adriatik, njoftoi HŽ Infrastruktura.

Korridori do të lidhte Italinë, Slloveninë dhe Kroacinë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. Rruga do të fillonte nga Trieste, nëpërmjet Koperit, Rijekës, Zadarit, Shibenikut, Splitit, Ploçës, Tivarit dhe Durresit, deri në qendrat greke në rrugën Adriatiko-Joniane.

Nisma synon të përmirësojë lidhjen hekurudhore midis Kroacisë dhe vendeve fqinje dhe pjesës tjetër të rajonit, si dhe të inkurajojë investimet e përbashkëta në infrastrukturën e transportit. Projekti do të përfshijë rindërtimin e linjave ekzistuese, si dhe ndërtimin e linjave të reja.

Iniciativa u lançua nga eurodeputetja dhe anëtare e Komitetit për Transport dhe Turizëm Nikolina Brnjac, së bashku me Prefektin e Qarkut të Zadarit Josip Bilaver, dhe u nënshkrua gjithashtu nga përfaqësuesit e qarqeve bregdetare të Kroacisë dhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Detit, Transportit dhe Infrastrukturës, raporton HRT.

Hapi tjetër është një takim me përfaqësuesit e qeverive të vendeve nëpër të cilat supozohet të kalojë korridori, dhe një konferencë e madhe mbi këtë temë është planifikuar për në fillim të vitit të ardhshëm në Parlamentin Europian. Sipas HŽ Infrastruktura, iniciativa do t’i paraqitet përfundimisht Komisionerit Europian për Transportin dhe Turizmin e Qëndrueshëm, Apostolos Tzitzikostas.

Afatet specifike për ndërtimin nuk dihen, dhe projekti është ende në fazat e hershme dhe ende nuk ka siguruar fonde.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram