Sunday, October 11, 2026
HomeSportSigal Prishtina fiton dramën në Rahovec

Sigal Prishtina fiton dramën në Rahovec

Sigal Prishtina ka shënuar fitore dramatike në udhëtim ndaj Rahovecit 029, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 94:97, në një ndeshje mjaft interesante dhe me rivalitet deri në fund.

Bardhekaltërit arritën të dalin fitues në një përballje të luftuar, duke regjistruar fitoren e dytë në katër xhirot e para të kampionatit.

Te skuadra vendase, Mika Adams ishte basketbollisti më i dalluar me 30 pikë, nëntë kërcime dhe shtatë asistime, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen.

Në anën tjetër, Bryson Dawkins shkëlqeu te Sigal Prishtina, duke kontribuar me 25 pikë, 13 kërcime dhe shtatë asistime në fitoren e rëndësishme të kryeqytetasve.

Pas katër xhirove të zhvilluara, Sigal Prishtina ka bilanc prej dy fitoreve dhe dy humbjeve, ndërsa Rahoveci 029 vazhdon të kërkojë fitoren e parë të sezonit, pasi ka pësuar katër humbje radhazi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram