Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili është shprehur se flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren.
Në një reagim në rrjetin social Facebook, Berisha e ka cilësuar deklaratën provokuese dhe luftënxitëse, duke dënuar qëndrimet që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.
Berisha e ka quajtur Daçiqin “klounin e Millosheviçit” dhe “pasardhësin direkt partiak të kasapit të Ballkanit”, duke akuzuar udhëheqjen aktuale serbe për ultranacionalizëm dhe armiqësi ndaj paqes.
Sipas Berishës, deklarata për Prizrenin dëshmon edhe një herë rrezikun që përbëjnë qëndrimet nacionaliste serbe për stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.

