ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh, me këto të fundit kryesisht në pjesën e parë të ditës.
Vranësirat e dendura në relievet kodrinore-malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri 14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 14/23 | Re diell |
| Kukës | 12/20 | Re diell |
| Lezhë | 14/22 | Re diell |
| Dibër | 10/19 | Re diell |
| Durrës | 13/23 | Re diell |
| Tiranë | 14/23 | Diell re shi |
| Elbasan | 13/24 | Diell re shi |
| Berat | 12/24 | Diell re shi |
| Vlorë | 14/23 | Diell re shi |
| Korçë | 10/19 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 13/24 | Diell re shi |
| Sarandë | 12/23 | Diell re shi |

