Wednesday, October 14, 2026
HomeGjeopolitikOpinionPOLICIA, KURBAN PËR EDI RAMËN

POLICIA, KURBAN PËR EDI RAMËN

Xhovan Shyti

POLICIA, KURBAN PËR EDI RAMËN

Kur protestat paqësore anti-Zvërnec të “flamingove” ishin në mbrëmjen e 135-të të zhvillimit të tyre, dy grupime të tjera iu bashkua revolucionarëve, zemërimi i të cilëve me kryeministrin Edi Rama pati si shkak nisjeje tërheqjen zvarrë të një mbrojtësi të pronës së vet ndaj investimit Kushner në fshatin piktoresk të Zvërnecit.

Studentët e nxënësit gjimnazistë kryeqytetas zbritën në sheshin e protestave “flamingo” të martën. Bashkimi i dy grupimeve me protestuesit “flamingo” ishte i mezipritshëm po të kihet parasysh se dallga e butë e “flamingove” gjatë 135 protestave të deridjeshme kishte si shkak zbrazjen e kryeqytetit Tiranë gjatë ditëpushimeve masive të verës dhe jo triumfin e Edi Ramës, siç propagandonin “çerrat” e tij, që me kapjen fort pas kangjellave të kryeministrisë i injoroi, madje duke i ironizuar e anatemuar organizatorët protestues.

Pushimet verore, sakaq, ia ka lënë rradhën vjeshtës studentore, që së bashku me rrëketë e shiut përmbytës të rrugëve e ambienteve publike, cilësisht mizerabile (nga investitorët korruptivë të qeverisë), ka sjellë edhe lumin e protestave. Ndërsa në mesditë-mbrëmjen e së martës orari i shpërthimit të protestuesve studentorë anti-Rama nisi rreth orës 14:00, duke vijuar pandërprerje deri në orën e pasmbrëmjes 21:00, mëngjes-dita e së mërkurës ka nxjerrë në shesh edhe skalionet shtesë të gjimnazistëve tiranas.

Koordinimi i bashkimit të revolucionarëve “flamingo” me nxënësit e studentët është një tjetër e re që solli e mërkura. Ajo që bie qartësisht në sy është mllefi i mijëra protestuesve të bashkuar ndaj kryeministrit Edi Rama e kabinetit të tij të katërt qeverisës. Kabineti qeveritar Rama IV e mori detyrën zyrtare në shtator të vitit 2025, ndërkohë që disa ish-ministra e zyrtarë të lartë janë hetuar, dënuar e përballen ende me procese nga SPAK-u. Nga institucionet zyrtare pajustifikueshmërisht deklarohet se nuk ka një shifër zyrtare, përmbledhëse, e ish-ministrave, ministrave aktualë e ish-zyrtarëve të lartë të përfshirë në korrupsion e trafiqe. Ilir Beqaj, ish-ministër i Shëndetësisë, Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit e ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ish-deputeti Alqi Bllako, ish-zv.kryeministrja, ministre e Transportit, Belinda Balluku, Mirlinda Karçanaj, e AKSH, Vlora Hyseni e SHISH etj., drejtues e zyrtar bashkish, janë disa nga të hetuar-dënuarit prej drejtësisë. Fakt ky që e përmendëm për të konkluduar se mllefi i pashuar i protestuesve grupebashkuar i adresohet kryeministrit Edi Rama dhe ish-ëve të përzgjedhur prej tij dhe jo Policisë së Shtetit, që po përdoret si “mish për top” për zullumet e ish-zyrtarëve të lartë e atyre aktualisht nën hetim për përfshirje në korrupsion e vepra të tjera kriminale.

“Ka shumë mllef ndaj qeverisë, ndaj Kryeministrit”, përmendte CNA në një analizë të publikuar, duke evidentuar se: Të rinjtë, studentët nuk dalin të protestojnë për t’u rrahur me policinë në këtë gradë, por nga mllefi, nga ngarkesa, nga fjalët fyese e skandalet e patolerueshme të qeverisësve”.

Ka shumë mllef, ka shumë revoltë, jo ndaj Policisë së Shtetit, që deklaron se po mbron rendin e cenuar publik, por ndaj banditëve grabitës politikë. Se po të ishin të mllefosur ndaj institucionit mbrojtës të këtij rendi gjëma do të ishte më e madhe. Nuk do të numëroheshin 6 policë të lënduar lehtë, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Protestuesit e masakruar nga policia janë humbësit më të mëdhenj në këtë betejë kundër kryeministrit Edi Rama e pjesës së korruptuar të 4 kabineteve qeveritare, zyrtarët e të cilëve gjenden të dënuar apo nën hetim për përfshirje në korrupsion e vepra të tjera kriminale.

“Është një Shqipëri me studentë të varfër, me qira shumë të shtrenjta, ku për të studiuar duhet të bëjnë një punë që nuk u siguron dot të ardhurat të paguajnë qiranë”, konstaton CNA, duke vlerësuar: “Mandati i katërt qeveritar Rama është i tepërt. Ndoshta edhe tre janë shumë, ndaj dhe SHBA-ja ka vendosur me Kushtetutë dy mandate. Por nuk është ky problemi, nuk është politik. Problemi është ekonomik, është social, është i gjithanshëm. Skandal pas skandali në javët e fundit”. /CNA

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram