Monday, October 26, 2026
HomeLajmeKosovëKuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Vitomiricë të Pejës

Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Vitomiricë të Pejës

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, gjatë mbledhjes së sotme të këtij komisioni.

Qorroli ka drejtuar akuza ndaj prokurores, duke kërkuar që ajo të japë llogari para ligjit. Këto pretendime ai i ka lidhur me reagimin institucional ndaj kërkesës së Arlindës për ndihmë.

Rasti ka nxitur shqetësime edhe për reagimin e institucioneve, pasi Zekaj kishte kërkuar mbrojtje vetëm tri ditë para se të gjendej e vdekur.

Në një parashtresë drejtuar kryeprokurores së Pejës, ajo kishte kërkuar masa urgjente ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk kishin përmbushur detyrat për ta mbrojtur.

Në letrën e saj, Zekaj kishte kërkuar zbatimin e menjëhershëm të një vendimi gjyqësor dhe nisjen e hetimeve ndaj zyrtarëve të përfshirë në trajtimin e rastit, duke përmendur edhe Qendrën për Punë Sociale.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram