Tuesday, October 27, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Edhe 54 orë për dorëzimin e raportit lidhur me rastin Arlinda...

Kurti: Edhe 54 orë për dorëzimin e raportit lidhur me rastin Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë i kanë edhe 54 orë për të dorëzuar raport për rastin e Arlinda Zekajt, duke përfshirë edhe identifikimin e dështimeve të hallkave institucionale.

Kurti ka thënë se institucionet duhet të veprojnë me urgjencë për të ndriçuar rastin dhe për të shqyrtuar edhe rastet e tjera të ngjashme, ku gratë që janë viktima të dhunës vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga kërcënuesit.

Ai ka theksuar se është e domosdoshme të mbrohen të gjitha gratë që përballen me dhunë dhe kërcënime.

“Drejtësinë nuk e kemi të drejtë. Përkundrazi, drejtësinë e kemi të shtrembër. Kemi nevojë ta drejtojmë drejtësinë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka kërkuar hetim të punës së hetuesve, ngritje të aktakuzave ndaj prokurorëve kur ka bazë ligjore dhe gjykim të gjyqtarëve, duke theksuar nevojën për veprime të shpejta dhe masa në përputhje me ligjin.

Kurti ka përmendur edhe rezolutën e miratuar në seancën e fundit të Kuvendit, duke thënë se institucionet kanë detyra konkrete për të përmbushur.

Kryeministri e ka cilësuar Arlinda Zekajn si “dëshmore të betejës për dritë në Republikën e Kosovës”, duke bërë thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Këto komente Kurti i bëri në një prononcim për media pas ceremonisë së përurimit të Njësisë Koronare në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram