Sunday, November 1, 2026
HomeLajmeKosovëDy trupa të pajetë gjenden në Gjilan

Dy trupa të pajetë gjenden në Gjilan

Në fshatin Demiraj të Komunës së Gjilanit, janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi një 27-vjeçar dhe një foshnjë.

Rastin e ka konfirmuar, për RTKLive zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse dhe ekipi emergjent mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konstatuar se të personat janë pa shenja jete.

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47 kemi pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë. Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nag mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram