Saturday, November 21, 2026
HomeLajmeKosovëLansohet fushata “Dhuro Made in Kosova”, produktet vendore promovohen pa kosto shtesë

Lansohet fushata “Dhuro Made in Kosova”, produktet vendore promovohen pa kosto shtesë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka lansuar fushatën “Dhuro Made in Kosova”, përmes së cilës synohet promovimi dhe mbështetja e produkteve dhe bizneseve vendore.

“Së bashku me Mërgim Cahanin (Gjirafa), Qëndresa Pejën (Foleja) dhe Debatik Hoxhën (ShopAz), nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për fushatën “Dhuro Made in Kosova”.Përmes këtij bashkëpunimi, bizneset vendore mund t’i listojnë, promovojnë dhe shesin produktet e tyre në këto platforma pa asnjë kosto shtesë, duke zgjeruar tregun dhe duke i bërë produktet e tyre të qasshme për konsumatorët në Kosovë dhe diasporë.”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Kusari-Lila ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes së produkteve vendore, veçanërisht në prag të festave, duke vënë në pah se mbështetja e tyre ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e vendit dhe në punën e bizneseve e familjeve prodhuese.

Ajo ka ftuar edhe platformat e tjera online që t’i bashkohen kësaj fushate, ndërsa prodhuesit dhe bizneset vendore mund të aplikojnë përmes adresës elektronike dhuro.mik@rks-gov.net.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram