Thursday, June 18, 2026
HomeLajmeKosovëTakimi Kurti - Hargreaves: Britania rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Takimi Kurti – Hargreaves: Britania rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta.

Ky ishte takimi i parë pas formimit të qeverisë së re, dhe ambasadori Hargreaves e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri.

Sipas njoftimit për media, të dy palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për forcimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

“Republika e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”, ka dekalruar kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram