Një grua është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për sulm ndaj zyrtarëve policorë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, incidenti ka ndodhur më 9 qershor 2026, rreth orës 18:00, në pjesën jugore të Mitrovicës. E dyshuara fillimisht nuk i është bindur urdhrit të zyrtarëve policorë, ndërsa më pas dyshohet se i ka sulmuar fizikisht ata.
Si pasojë e incidentit, e dyshuara dhe dy zyrtarë policorë kanë marrë trajtim mjekësor.
Pas arrestimit dhe intervistimit të saj, prokurori i rastit ka vendosur që e dyshuara të lirohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

