Friday, June 12, 2026
HomeLajmeKosovëMurati:Ekzekutimi i 100 eurove për sektorin privat pritet të bëhet të hënën

Murati:Ekzekutimi i 100 eurove për sektorin privat pritet të bëhet të hënën

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se komisionet vlerësuese kanë nisur që nga fillimi i kësaj jave shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura të Pakos për Përballje me Inflacion 2.0, përkatësisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat dhe për studentët.

Sipas Muratit, puna e komisionit që po merret me aplikimet e punëtorëve të sektorit privat është drejt përfundimit, ndërsa ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme, konkretisht të hënën.

“Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim. Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FHekuranMurati%2Fposts%2Fpfbid0S6gShwPQmLDHQGDuzDm7xmjkamQuYb4PgMDiub9rgg1ktq3DC4XHxr3u7REffwCtl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram