Monday, June 22, 2026
HomeSportSpanja deklason Arabinë Saudite

Spanja deklason Arabinë Saudite

Spanja ka arritur fitore bindëse 4–0 ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit H në Kupën e Botës 2026.

Skuadra spanjolle e mbylli praktikisht ndeshjen që në pjesën e parë, duke shënuar tre herë brenda 24 minutave. Lamine Yamal zhbllokoi rezultatin në minutën e 10-të, ndërsa Mikel Oyarzabal realizoi dy herë me radhë në minutat 21 dhe 24, duke i dhënë Spanjës epërsi të thellë.

Në pjesën e dytë, rezultati u thellua edhe më tej pas një autogoli të Tombaktit në minutën e 49-të për rezultatin përfundimtar 4-0.

Pas kësaj fitore, Spanja kryeson Grupin H me katër pikë, ndërsa Arabia Saudite mbetet me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve të para.

Spanja shënon edhe golin e katërt

(E përditësuar, 19:15)-Spanja është pjesën e dytë të ndeshjes kundër Arabisë Saudite e ka nisur furishëm.

‘Furia e Kuqe’ dhe Arabia Saudite po luajnë në kuadër të Grupit H në Kupën e Botës, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

Spanja e ka ngritur epërsinë ndaj Arabisë Saudite në 4-0, falë autogolit të Tombakti në minutën e 49-të.

Mbyllet pjesa e parë, Spanja po dominon ndaj Arabisë Saudite

(E përditësuar, 18:53) Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Spanjës dhe Arabisë Saudite, e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit H në Kupën e Botës 2026.

“Furia e Kuqe” ka zhvilluar një 45-minutësh të shkëlqyer, duke krijuar epërsi të thellë prej 3:0 ndaj Arabisë Saudite.

Serinë e golave e hapi supertalenti spanjoll Lamine Yamal, i cili në minutën e 10-të realizoi për 1:0, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Spanjollët vazhduan dominimin dhe gjetën edhe dy herë rrugën e rrjetës përmes Mikel Oyarzabalit. Sulmuesi realizoi në minutat 21 dhe 24, duke e çuar rezultatin në 3:0 dhe duke e afruar Spanjën drejt fitores së parë në këtë Botëror.

Arabia Saudite pati vështirësi të mëdha për t’iu kundërvënë ritmit dhe presionit të spanjollëve, të cilët kontrolluan plotësisht lojën gjatë pjesës së parë.

Pas pak nis pjesa e dytë.

Spanja shënon edhe dy golat të shpejta

(E përditësuar, 18:26) Spanja edhe pas golit të parë, nuk është ndalur.

‘Furia e Kuqe’ dhe Arabia Saudite po luajnë në kuadër të Grupit H në Kupën e Botës, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

Spanjollët përmes Oyarzabal në minutën e 21-të dhe 24-të realizuan edhe dy gola për rezultatin 3-0.

Shënon Yamal, Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

(E përditësuar, 18:19) Spanja furishëm e ka nisur përballjen me Arabinë Saudite.

‘Furia e Kuqe’ dhe Arabia Saudite po luajnë në kuadër të Grupit H në Kupën e Botës, ndeshje që mund ta ndiqni në RTK.

Është supertalenti spanjoll Lamine Yamal që në minutën e 10-të tund portën e Arabisë për të kaluar Spanjën në epërsi prej 1-0.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram