Thursday, September 24, 2026
HomeGjeopolitikOpinion“Presidentja mes Mbështetjes Popullore dhe Përçarjes Politike”

“Presidentja mes Mbështetjes Popullore dhe Përçarjes Politike”

Beteja e forcave politike për zgjedhjen e presidentit të vendit është duke rrëshqitur drejt një krize. Partitë politike ende nuk kanë arritur të dakordohen për zgjedhjen e ndonjë figure koncesulae. Megjithatë presidentja aktuale gëzon  një mbështetje të fuqishme në opinionin publik, me qëndrimet e saj parimore dhe përfaqësimin e Kosovës vendet e jashtme. Zgjedhja e  saj  për një mandat të dytë  argumentohet nga mbështetësit e saj mbi disa pika kryesore.E para reflekton vazhdimësi  institucionale dhe stabilitet. Në një rajon me tensione të shpeshta politike, vazhdimësia në krye të shtetit shihet si faktor stabilizues. Një mandat i dytë do të ruante konsistencën në politikën e jashtme dhe në përfaqësimin e Kosovës.Osmani është perceptuar si zë i qartë në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës në forume ndërkombëtare, përfshirë marrëdhëniet me partnerë si Bashkimi Evropian dhe NATO. Jo vetëm nga faktori i brendshëm por edhe ai i jashtëm gjykuar nga mbështetja që i kanë shprehur dëshmon se se një mandat i dytë do të forconte më tej këtë profil diplomatik. Osmani gjatë mandatit të saj edhe mund të ketë bërë ndonjë gabim në raporte institucionale, megjithatë ka ndërtuar imazh si figurë me integritet dhe distancë nga aferat tradicionale partiake. Për shumë qytetarë, kjo përfaqëson një model më të pastër të lidershipit institucional.Si gruaja e parë Presidente e Kosovës, mandati i saj ka simbolikë të fortë për fuqizimin e grave në politikë dhe institucione. Ajo ka ruajtur rol unifikues mbi palët politike, duke respektuar kompetencat kushtetuese të presidentit.

Gjatë mandatit të saj si Presidente e Republikës së Kosovës (që nga viti 2021 deri në 2026), Vjosa Osmani-Sadriu ka zhvilluar një sërë takimesh dhe vizitash ndërkombëtare që synojnë forcimin e pozicionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe promovimin e paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit me partnerë strategjikë. Ajo ka zhvilluar vizita zyrtare në vende si Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Austria, Bullgaria, Itali, Japoni dhe shumë të tjera. Në Zvicër, ishte e ftuar për një vizitë shtetërore historike, e para e një presidenti të Kosovës në atë vend, ku u diskutuan bashkëpunimi ekonomik, demokratik dhe çështjet e diasporës kosovare. Në Shtetet e Bashkuara, ajo ka zhvilluar takime me Donald Trump i  cili hapur i ka shfaqur mbështetje duke i lënë hapur telefonin, pastaj me zyrtarë të lartë si Deputy Secretary të Shtetit, kongresmenë amerikanë dhe ka folur për partneritet strategjik dhe stabilitet në rajon. Përmes pjesëmarrjes së saj në forume dhe samite (p.sh., Antalya Diplomacy Forum, Munich Security Conference, Forume të nivelit të lartë për paqe dhe siguri), ajo ka folur për çështje të stabilitetit, demokracisë, bashkëpunimit rajonal dhe pozicionit të Kosovës në Evropë dhe më gjerë. Vizitat e saj shpesh janë shfrytëzuar për të promovuar njohjen shtesë të Kosovës dhe për të zgjeruar ndikimin diplomatik në organizata multilaterale.Ajo ka qenë  pjesë e samiteve ndërkombëtare ku diskutohet për paqen, sigurinë, demokracinë dhe bashkëpunimin global, duke u bërë zëri i Kosovës i dëgjuar në forume me nivel të lartë. Është e qartë që takimet e shumta me udhëheqës të shteteve të fuqishme dhe pjesëmarrja në samite globale ndihmojnë në rritjen e njohjes dhe mbështetjes për Kosovën si shtet sovran. Në përgjithësi, aktivitetet e saj ndërkombëtare gjatë mandatit tregojnë për një angazhim të fortë diplomatik për Kosovën, me fokus në forcimin e raporteve me partnerët strategjikë, promovimin e paqes dhe të ardhmes së vendit në komunitetin ndërkombëtar. Në një klimë politike të fragmentuar, roli unifikues i presidentit bëhet edhe më i rëndësishëm. Deri më tani, Osmani ka respektuar kompetencat kushtetuese dhe ka ruajtur një balancë ndërmjet palëve politike.

Në fund, çështja e mandatit të dytë nuk është vetëm debat procedural, por një reflektim mbi drejtimin që vendi dëshiron të marrë: vazhdimësi dhe konsolidim institucional, apo hyrje në një fazë të re politike me pasiguri të mundshme. Triumfi i vullnetit, në këtë kontekst, mbetet në duart e përfaqësuesve politikë – por edhe të vetë qytetarëve që kërkojnë stabilitet, dinjitet dhe përfaqësim të fuqishëm ndërkombëtar./Koment nga Redaksia

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram